Strauss-Kahn në liri me kusht

01/07/2011 18:20

Gjykata e Manhatanit ka hequr arrestin shtëpiak për ish drejtuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn duke e lënë në liri me kusht.

Për ekonomistin francez, në arrest prej 14 majit të shkuar për akuzat për përdhunim nga një kamarire e Sofitel të New York, do i rijepet shuma e lënë me kusht prej 1 milion dollarësh.

Megjithatë atij do i mbahet pasaporta për të mos lëvizur jashtë SHBA-ve.

Edhe pse akuzat janë cilësuar për momentin të pabesueshme, çështja nuk është mbyllur.

Në përfundim të gjyqit Strauss-Kahn dhe gruaja e tij Anne Sinclar janë ngjitur në makinë pa bërë deklarata.

Seanca e ardhshme është parashikuar për në 18 korrik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA