
Hetimi ndaj Dominique Strauss Kahn mund të shembet, pasi hetuesit amerikanë kanë zbuluar mospërputhje dhe gënjeshtra që kanë minuar besueshmërinë e kamarieres afrikane që denoncoi dhunimin.
Lajmin e bën të ditur “New York Times”, sipas të cilës bëhet fjalë për “falsitete” që nuk kanë të bëjnë me agresionin, por me jetën e saj private.
Hetuesit, pas aktit të dyshuar të dhunës seksuale në hotelin “Sofitel”, kanë kontrolluar të kaluarën dhe sjelljen e kamarieres.
Duke mbajtur nën kontroll telefonin e saj, ata kanë kapur një bisedë mes kamarieres dhe një të burgosuri, të zhvilluar në vigjiljen e një depozitimi të rëndësishëm financiar.
Dy personat kanë diskutuar për avantazhet e mundshme në denoncimin e ish-presidentit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
I burgosuri, i lidhur me trafiqe droge, duke filluar nga vitit 2009 ka bërë në bashkëpunim me persona të tjerë depozitime për gruan afrikane që kapin shifrën e 100 mijë dollarëve.
Gjatë ditës së sotme është parashikuar një takim mes prokurorëve të cështjes dhe avokatëve të Strauss Kahn, ku pritet që zyrtarët të lehtësojnë masat e lirisë së përkohshme ndaj ish-kreut të FMN-së.
Top Channel