Spanjë, qeveria lëshon pe për indignados
01/07/2011 18:55
Qeveria spanjolle ka ndërmarrë sot masa të reja për mbrojtjen e familjeve që për shkak të krizës nuk janë më në gjendje të paguajnë kredinë e shtëpisë.
Kjo masë ishte edhe një prej kuajve të betejës së lëvizjes së indignados (të zemëruarit).
Zëvendëskryeministri Alfredo Rubalcaba ka lajmëruar sot hartimin e një dekreti me të cilin shtohet pjesa e të ardhurave mujore të një familjeje që nuk mund të paguajë qeranë.
Top Channel