Siri, sërish protesta kundër regjimit

01/07/2011 14:25

Mijëra sirianë janë kthyer sërish sot në shesh për të kërkuar rrëzimin e regjimit, në të gjitha lokalitetet e vendit.

Sipas aktivistëve, manifestime po zhvillohen edhe në disa lagje të Damaskut dhe Alepos, qytete që deri më sot kanë qenë indiferente ndaj protestave popullore.

Por pavarësisht rënies së akteve të dhunës, situata në Siri vazhdon të jetë e tensionuar dhe presidenti Bashar al Assad nuk jep shenja se ka ndërmend të tërhiqet.

Ai i konsideron protestat popullore si iniciativa të grupeve terroriste dhe atyre kriminale për të marrë pushtetin përmes anarkisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA