SHBA, hetim aktiviteteve të CIA-s

01/07/2011 08:00

Shtetet e Bashkuara do të hapin një hetim kriminal mbi vdekjet e dy të burgosurve të CIA-s në Irak dhe Afganistan, në vitet 2002 dhe 2003

Gul Rahman vdiq në nëntor të 2002-shit në një burg të CIA-s në Afganistan, ndërsa Manadel al Jamadi vdiq në Abu Graib të Irakut, një vit më vonë.

Prokurori i përgjithshëm Eric Holder ka pranuar rekomandimin për një hetim mbi trajtimin e të burgosurve.

Por ai ka deklaruar se hetimet mbi 101 cështjet që prej 11 shtatorit do të drejtohen nga një prokurori tjetër.

Njoftimi i zotit Holder ditën e enjte vjen më shumë se tre vjet pasi parardhësi i tij Michael Mukasey caktoi avokatin e Departamentit të Drejtësisë, Michael Durham që të hetonte mbi zërat se videokasetat e CIA-s kur merrte në pyetje të burgosurit ishin shkatërruar.

Në gusht të vitit 2009, zoti Holder zgjeroi hetimin për të verifikuar dyshimet për keqtrajtimin e të burgosurve nën kujdesin e agjencisë së inteligjencës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta