E premtja mblodhi sërish besimtarët myslimanë kosovarë të cilët në shenjë proteste për mungesën e xhamisë e falën namazin në ambient të hapur.

Për dallim nga dy javët e kaluara këtë herë nuk u bllokuan rrugët e kryeqytetit. Gjithçka dukej mirë e organizuar nga lëvizja “Bashkohu”.

Prezenca e policisë ishte e panevojshme pasi rendin këtë herë e mbanin anëtarët e lëvizjes “Bashkohu”.

Namazi u fal në hapësirën që ndodhet ndërmjet Komunës dhe Parlamentit e Komisionit Europian.

Përfaqësuesit e lëvizjes “Bashkohu” namazin e xhumasë e shfrytëzuan për të kritikuar zërat se në Kosovë janë shtrirë rrjete ekstremiste të fesë islame.

Falja e namazit në Prishtinë këtë të premte u ndoq edhe nga mediat ndërkombëtare.

Lëvizja “Bashkohu” tha se kanë rënë dakord me komunën e Prishtinës se në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit do të caktohet vendi për ndërtimin e xhamisë së madhe.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës konfirmon se janë në kërkim të lokacionit, por nuk mundi të thotë se muaji i Ramazanit do t’i gjejë besimtarët myslimanë me lokacion për ndërtimin e xhamisë.

Pas kryerjes së ritualit fetar, besimtarët myslimanë të cilët në mënyrë të organizuar kishin ardhur edhe nga qendra të tjera u shpërndanë të qetë.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë