Në hyrje të qendrës së Prishtinës ndodhet katedralja e madhe Nënë Tereza, ndërsa vendi ku kërkohet ndërtimi i xhamisë i bie përballë katedrales.

Por ky vend, në të cilin është vënë gurëthemeli nga disa besimtarë, kundërshtohet nga komuna dhe njohësit e urbanizmit.

Dhe kjo për dy arsye, e para se kjo është hapësirë universitare dhe e dyta sepse ndërtimi i xhamisë këtu bie në kundërshtim me planin urbanistik të Prishtinës.

Sidoqoftë, ndërtimi i xhamisë në hapësirën e universitetit nuk do të ishte objekti i vetëm fetar këtu, pak metra më tutje ndodhet kisha ortodokse e cila është ndërtuar në vitin 1991, por që as nuk është rrënuar, ndërsa për arsye politike fati i saj është i papërcaktuar.

Kisha ortodokse për më tepër është ndërtim pa leje por ka në zotërim 1 hektar tokë. Eksperti i urbanizmit Dukagjin Hasimja, dhe njëri nga hartuesit e planit urbanisitik për rregullimin e qendrës 2, tregon se në vendin ku ndodhet UP-ja nuk ka vend edhe për një objekt fetar.

Ndërkaq për katedralen katolike ai thotë se ishte bërë pjesë e planit në mënyrë të imponuar, por nuk ishte e paraparë të ndërtohej me dimensione kaq të mëdha.

“Ne e kemi propozuar me projekt që të ndërtohet një katedrale më e vogël, por nuk është planifikuar ndonjë objekt tjetër fetar, pasi nuk ka logjikë që ai të ndërtohet në kampusin universitar”, deklaron Hasimja.

Askush më nuk e vë në dilemë se qendra e Prishtinës ka nevojë për ndërtimin e xhamisë në të cilën besimtarët do të kryenin ritualet e tyre fetare.

Por i gjithë debati tani është i përqendruar te vendndodhja e saj. Jo të gjithë besimtarët myslimanë në Prishtinë mendojnë se kampusi universitar është zonë e përshtatshme për ndërtimin e xhamisë.

“Do më pëlqente të kisha një xhami në qendër për t’u lutur, por nuk mund të ketë një katedrale, pasi kështu legjitimohet kisha ortodokse që është një forcë e represionit”, shprehet Bashkim Kryeziu, student i Universitetit të Prishtinës.

Teksa të premten besimtarët myslimanë do ta falin sërish namazin në rrugë, komuna e Prishtinës ka intensifikuar takimet për gjetjen e një vendi të përshtatshëm për ndërtimin e objektit.

Bëhet fjalë për rrënimin e një cerdheje e që është edhe kërkesë e bashkësisë islame. Në njoftimin e komunës thuhet se ky lokacion është duke u shqyrtuar por komuna thuhet se ka para vetes edhe disa pika të tjera në qendër.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë