Libi, “bisedime mes Tripolit dhe rebelëveâ€
01/07/2011 00:40
Në një intervistë për televizionet franceze, e bija e Muamar Gedafit njoftoi se janë duke u zhvilluar bisedime, njëkohësisht drejtpërdrejt dhe me ndërmjetësim autoriteteve dhe rebelëve që kontrollojnë lindjen e vendit.
“Ne po përpiqemi të ndalim derdhjen e gjakut të libianëve dhe për këtë jemi të gatshëm të negociojmë edhe me vetë djallin, rebelët e armatosur”, tha e bija e Gedafit, Aisha.
Ndërkohë, pyetjes nëse i ati i saj mund të braktisë pushtetin, Aisha, një avokate 35 vjecare iu përgjigj se ai është një symbol dhe një udhëheqës i popullit libian.
Top Channel