Kinë, Partia Komuniste feston 90-vjetorin

01/07/2011 02:35

Partia Komuniste e Kinës nisi festimet gjigante në të gjithë vendin me rastin e 90 vjetorit të themelimit të saj.

Parrulla propagandistike dhe një fushatë e intensive e ndërmarrë prej disa javësh paraprinë eventin historik të kësaj partie.

Mijëra persona u mblodhën në Sheshin e Popullit në Beijing ku mbajtën fjalim udhëheqësit kryesorë të Partisë Komuniste.

Partia Komuniste kineze, u formua në korrik të 1921 nga një grup i vogël intelektualësh kinezë në Shangai dhe erdhi në pushtet vetëm në vitin 1949, pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas asaj civile, kur mposhti forcat e Partisë Nacionaliste.

Sot Partia Komuniste kineze numëron mbi 80 milion anëtarë, cka e bën atë partinë më të madhe në të gjithë botë. Megjithatë, vetë kjo parti në Kinë po kalon ndoshta periudhën më të errët që nga krijimi. Analistët ndërkombëtare thonë se Partia Komuniste është në rënie të lirë dhe vazhdon të qendrojë në pushtet vetëm nga fakti se nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Gjithësesi, shtojnë ata, është meritë e reformave të ndërmarra nga Partia Komuniste në 30 vitet e fundit, që miliona njerëz kanë dalë nga varfëria dhe që Kina është sot ekonomia e dytë më e madhe e globit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta