Kinë, bie industria e manifakturës

01/07/2011 09:05

Prodhimi i industrisë së manifakturës në Kinë ka zbritur në muajin qershor në nivelin më të ulët të 28 muajve të fundit.

Shkak për këtë është bërë rënia e porosive, e kërkesës globale që mbetet e dobët dhe politika e ashpër monetare e ndjekur në muajt e fundit.

Sipas të dhënave të paraqitura nga Zyra Qendrore e Statistikave, treguesi PMI, purchase managers index, ka zbritur në 50.9 për qind nga 52 për qind që ka qenë në muajin maj.

Të dhënat vijnë vetëm pak ditë pasi kryeministri Wen Jiabao deklaroi se Kina mund ta kontrollojë inflacionin dhe të vazhdojë të ruajë rritjen e saj të fortë ekonomike.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta