Jintao paralajmëron anëtarët e partisë

01/07/2011 10:45

Presidenti kinez Hu Jintao ka paralajmëruar anëtarët e Partisë
Komuniste, se korrupsioni mund t’u kushtojë atyre mbështetjen dhe
besimin e popullit.

Jintaoi i bëri komentet e tij në një fjalim në Sheshin e Popullit, në Pekin, me rastin e 90-vjetorit të partisë në pushtet.

Presidenti ka vlerësuar arritjet që nga ardhja e partisë në pushtet në vitin 1949, por tha se anëtarët e saj duhet të jenë më të disiplinuar se kurrë.

Partia Komuniste kineze është më e madhja në botë, me rreth 80 milionë anëtarë. Në muajt në vigjilje të 90-vjetorit, autoritetet nisën ofensivën më të madhe kundër disidentëve në 20 vjet.

Në fjalimin 90-minutësh, Jintao ka folur për pengesat që Kina ka kaluar në shekullin e kaluar dhe arritjet e partisë, që sipas tij ka hyrë “në revolucion, zhvillim dhe reformim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA