Gazetari ofendon Obamën

01/07/2011 21:45

Ofeza e rëndë për presidentin e Shteteve të Bashkuara, gazetarit Mark Halperin i kushtoi bashkëpunimin me MSNBC.

Gjate emisionit “Morning Jo” analisti i njohur politik, që shkruan për prestigjozen “Time”, pasi ishte siguruar se emisioni ishte shtatë sekonda me vonesë, iu referua konferencës së fundit për shtyp të Barak Obamës, i cili vuri në shenjestër të kritikave republikanët.

Fjala e rëndë vuri në siklet të pranishmit, por mbi të gjitha ngjalli shumë të qeshura. Ai kërkoi falje, por pak më vonë mësoi se ishte pezulluar nga detyra.

Halperin mendoi se mund të fliste lirshëm, ose fjala e pahijshme do të çensurohej nga një “bip”.

Por kjo nuk ndodhi, ai tha çfarë i erdhi në mendje.

MSNBC përmes një komunikate i cilësoi komentet e Mark Halperin krejtësisht të papërshtatshme, duke i kërkuar ndjesë shefit të Shtëpisë së Bardhë dhe të gjithë telespektatorëve: “Ne kërkojmë një debat të një niveli të lartë dhe çfarë u tha nga Halperin nuk gjen vend tek ne, kësisoj Mark do të pezullohet nga roli i analistit”.

Gazetari pranoi gjithçka që ishte shkruar në komunikatën e MSNBC duke i kërkuar falje presidentit amerikan.

Si simpatizues i republikanëve – ai nuk ka qenë agresiv ndaj Obamës, ashtu siç bëjnë shpesh kolegët e tij të Fox.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA