Gaddafi, magji të zezë kundër rebelëve

01/07/2011 13:40

Magji e zezë dhe hyjni afrikanë janë manovra e fundit e Muammar Gaddafi-t për të mbajtur në këmbë regjimin e tij.

Koloneli ka thirrur lidere shpirtërorë dhe shtriga nga Mali, Mauritania, Gambia, Maroku dhe Nigeria për të larguar rebelët që po i afrohen fortesës së tij në Tripoli.

Lajmin e ka bërë të ditur koloneli Saleh Al Ubaidi, i cili ka kaluar nga ana e rebelëve, në një deklaratë për të përditshmen “Assharq Al Awsat”.

“Hyjnitë dërgojnë priftërinjtë e tyre në fushat e betejës me talismanë magjikë në dorë për të ruajtur besnikërinë e ushtarëve”, ka treguar Al Ubaidi.

Ndërkohë, në Francë, vend i gjendur mes polemikave për shkak të furnizimit të rebelëve libianë me armë, 51 për qind e popullsisë nuk aprovojnë ndërhyrjen ushtarake në Libi.

Në një sondazh të publikuar nga e përditshmja komuniste “L’Humanite”, thuhet se nga kjo mazhorancë e lehtë dizaprovimi, 30 për qind janë “kryesisht kundër”, ndërsa 21% “plotësisht kundër”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA