Danimarka, sërish kontrolle në kufi
01/07/2011 17:55
Duke filluar nga 5 korriku do të rivendoset kontrolli në kufijtë danezë me Gjermaninë dhe Suedinë, me mbërritjen e 50 rojeve të rinj kufitarë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Thesarit, Peter Christensen, duke saktësuar se kontrolli permanent, të cilin majin e shkuar qeveria ka vendosur ta rifusë me kërkesë të partisë së djathtë DFP, do të hyjë plotësisht në fuqi në fillim të 2014-s.
Top Channel