
Presidenti venezuelian Hugo Chavez ka zbuluar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike për të hequr një tumor kanceroz, në fjalimin e tij të parë që kur u largua për në Kubë për mjekim.
Mbi shëndetin e presidentit ka pasur një seri spekulimesh që kur ai la Venezuelën para tre javësh për atë që autoritetet thanë se ishte një operacion ndaj një lunge në legen.
Chavez tha se është i vendosur të luftojë betejën e tij shëndetësore dhe theksoi se tashmë ai ka hyrë në rrugën e “rekuperimit të plotë”.
Mungesa e tij bëri që Venezuela të shtyjë një takim rajonal të parashikuar për të mërkurën.
I shfaqur më i dobët që nga fjalimi i fundit drejtuar kombit, Chavez konfirmoi atë që shumë dyshonin, se problemet e tij shëndetësore ishin më të rënda nga sa mendohej.
Top Channel