Afganistani përgjaket sërish

01/07/2011 03:50

Afganistani përgjaket sërish. Të paktën 20 civilë humbën jetën pas shpërthimit të një autobusi në jug të vendit.

Sipas autoriteteve afgane, autobusi, gjatë rrugës ka rënë në një bombë artizanale duke shpërthyer. 20 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë.

Ky ishte sulmi i dytë i përgjakshëm brenda kësaj jave në Afganistan. Dy ditë më parë, në një sulm terrorist ndaj hotelit Intercontinetal në Kabul, gjetën vdekjen1 14 persona, mes të cilëve dhe 6 terroristët.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta