Turqi, Erdogan: Do vazhdojmë punën
30/06/2011 17:40
Kryeministri turk Recep Tayip Erdogan ka deklaruar se Parlamenti i Ankarasë mund të vazhdojë të funksionojë edhe nëse deputetët e opozitës refuzojnë të bëjnë betimin bashkë me ata të minorancës kurde.
“Nuk është një situatë që pengon Parlamentin të funksionojë”, ka deklaruar Erdogan, i cili pak javë më parë u rizgjodh në zgjedhjet e parakohshme.
Socialdemokratët e CHP-së dhe pro-kurdët e BDP-së protestojnë për lirimin e munguar të 8 deputetëve të tyre, të zgjedhur teksa ndodheshin në burg për terrorizëm dhe grusht shteti.
Top Channel