Siri, tre tubime anti-regjim në Alepo

30/06/2011 18:00

Tre tubime të ndryshme anti-regjim po zhvillohen në Alepo, qyteti me i populluar i Sirisë, në veri të Damaskut, që nuk është përfshirë shumë në lëvizjet popullore.

Lajmin e bëjnë të ditur aktivistë të ndryshëm vendas, që kanë organizuar dhe protestat që nga muaji mars.

Ndërsa burime të tjera shtojnë se qindra militantë besnikë të armatosur kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit, duke shkaktuar përleshje mes palëve.

Situata në Siri vazhdon të jetë e tensionuar, me ushtrinë që shtyp protestat dhe me presidentin Bashar al Assad që refuzon të japë dorëheqjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA