Robert Gates, dita e fundit në Pentagon
30/06/2011 17:25
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates do të lërë sot zyrtarisht detyrën e tij.
Me këtë rast në Pentagon është organizuar një ceremoni lamtumire, ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Gates, 68 vjec, është në krye të Departamentit të Mbrojtjes që prej 18 dhjetorit 2006, i emëruar nga presidenti i atëhershëm George W. Bush.
Ai do të zëvendësohet nga shefi në ikje i CIA-s, Leon Panetta, ndërkohë që agjencia qendrore e inteligjencës do të drejtohet nga gjenerali David Petraeus.
Top Channel