Prokuroria Speciale e Kosovës ka publikuar një raport lidhur me punën e saj gjatë 12 muajve të fundit, ku paraqet të dhëna statistikore në kuadër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Drejtuesja e PSK-së, Isabelle Arnal ka deklaruar se të dhënat tregojnë se kjo strukturë ka punuar, por ka nënvizuar se për të arritur më shumë rezultate për krimet e rënda nevojitet kohë.

“Jam plotësisht e vetëdijshme që duhet të bëhet edhe më shumë punë, por ky raport tregon përparimin e vërtetë që është duke u bërë. Statistikat flasin vetë. Po ashtu, duhet t’ua kujtoj të gjithëve që për të kryer hetime jashtëzakonisht të komplikuara dhe të vështira nevojitet kohë”, ka pohuar Arnal.

Si shembull të punës aktive të PSK-së, Arnal ka përmendur rastin e lumit Tisa, i cili ka të bëjë me trafikun e qënieve njerëzore, aktivitet kriminal që konsiderohet si krim i organizuar.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë