Liderët e vendeve të Evropës juglindore, të mbledhur në Cetinje të Malit të Zi, janë shprehur njëzëri se hyrja e Kroacisë në BE hap dyert e Unionit edhe për vendet e tjera të Ballkanit.

Presidenti kroat, Ivo Josipovic ka deklaruar se Kroacia, e cila do të anëtarësohet në vitin 2013, do të lobojë vazhdimisht për afrimin e vendeve të tjera të rajonit me BE-në.

“Kroacia është partnere dhe mike e juaja dhe ju lutem të mbani mend se me hyrjen tonë në BE, ju do të keni një vend anëtar që nuk do të lodhet së lobuari për zgjerimin”, ka deklaruar Josipovic.

Ai ka premtuar se Kroacia do të punojë që t’u lehtësojë integrimin evropian vendeve të tjera. “Dinamika dhe shpejtësia varet nga ju, por është detyra jonë që t’i mbajmë dyert e hapura”, ka shtuar Josipovic.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë