Jemen, qeveria humb kontrollin në 5 provinca

30/06/2011 03:50

Qeveria e Jemenit pranoi se nuk ka më autoritetin e saj në pesë provinca në të gjithë vendin.

Kjo u njoftua nga zv/presidenti jemenas, Abdu Rabu Mansoor Hadi në një intervistë dhënë për televizionin ndërkombëtar CNN, e para për një televizion perëndimor që nga nisja e protestave anti-qeveritare.

Në intervistën e tij, zv/presidenti Hadi thotë se të pesta provincan kontrollohen nga rebelë të lidhur me Al Kaedan dhe se për të rimarrë kontrollin e tyre po bashkëpunohet ngushtë me SHBA-në.

Ai hodhi poshtë akuzat e opozitës se nuk ka kurrëfarë autoriteti në vend, duke u shprehur se është i gatshëm të firmosë një marrëveshje paqe me opozitën sipas propozimit të OKB-së dhe vendeve të Gjirit.

Hadi foli edhe për gjendjen shëndetësore të presidentit Abdullah Saleh, i plagosur nga një sulm me granata më 3 qershor. Ai tha se gjendja shëndetësore e tij përmirësohet nga dita në ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA