Indi, vdesin 17 të sapolindur në Kalkuta
30/06/2011 16:10
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital të madh të Kalkutës, në Indi, ku brenda dy ditëve të fundit kanë vdekur 17 të sapolindur.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave të miturit ishin shtruar pasi ishin prekur nga një sëmundje misterioze.
Ngjarja e rëndë ka acaruar popullsinë. Një grup prej 300 personash janë mbledhur përpara spitalit B.C Roy Hospital, një strukturë e madhe qeveritare e specializuar.
Turma ka bllokuar trafikun për rreth një orë, derisa ka ndërhyrë policia që ka shpërndarë manifestuesit, të cilët kishin sulmuar disa mjekë.
Top Channel