Ideja për një bllokim të mundshëm të importeve nga Serbia, si kundëpërgjigje ndaj vendimit të Beogradit për të mos importuar asnjë produkt kosovar, duket e vonuar nga biznesi.

Sipas tyre, këtë vakum do ta paguante sot konsumatori kosovar pasi Serbia ka bërë ulje të cmimeve për të kapur tregun kosovar, ku sot qarkullon mesatarisht 400 milionë euro në vit.

“Është vështirë të merret një vendim i tillë, kemi dhënë shpjegime përse. Por edhe nëse merret është një vendim i vështirë për t’u zbatuar për arsye se ne nuk kemi nën kontroll portat tona. Gjithashtu, lobi i tregtarëve serbë në Kosovë është më i fuqishëm se prodhuesit kosovarë”, ka deklaruar Agim Shahini, kryetar i Agjencisë Kosovare të Biznesit.

“Ato janë më shumë probleme mediale sesa konkrete. Disa biznese individuale në Shqipëri apo Kosovë nuk mund të merren si probleme shtetërore”, ka shtuar ai.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë