Parlamenti grek ka miratuar planin e dytë të masave anti-krizë, i cili nevojitej për të siguruar mbështetjen e mëtejshme financiare të vendit.

Miratimi sjell në praktikë rritjen e taksave, shkurtimin e pagave dhe privatizime të aseteve publike.

“Greqia ka shpëtuar kështu vendin nga skenari i rëndë i “default”-it”, ka deklaruar Bashkimi Evropian pas votimit.

Reagimi i qytetarëve ndaj këtij plani ka qenë shumë i ashpër dhe debati në Parlament është shoqëruar me greva dhe protesta të dhunshme.

Pas disa orësh diskutime, deputetët filluan të votonin rreth orës 16:00 dhe pak më vonë kryeministri Papandreu arriti të siguronte votat e duhura për të kaluar paketën e masave.

Partia e Papandreut, Lëvizja Socialiste Panhelenike, ka një mazhorancë të lehtë parlamentare, që përbëhet nga 154 nga 300 deputetë.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë