Afganistan, NATO vret komandantin taleban

30/06/2011 16:45

Trupat e NATO-s në Afganistan deklarojnë se kanë vrarë një figurë kyce të guerrilasve talebanë, i dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj hotelin “Intercontinental” në Kabul.

Ismail Jan ka vdekur në një sulm ajror në provincën lindore të Paktias ditën e mërkurë, ka bërë të ditur sot Aleanca.

Ndërkohë, korrespondenti i BBC deklaron se Jan është një komandant i lartë në rrjetin Hakani, që është i lidhur me talebanët dhe Al Kaedën.

NATO dhe shërbimet sekrete afgane dyshojnë se anëtarët e Hakanit kanë ndihmuar në organizimin e sulmit në hotel, ku mbetën të vrarë 22 persona.

Ministria e Brendshme afgane ka sqaruar se viktimat janë 11 civilë, 9 atentatorë dhe dy agjentë policie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA