Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme?
29/06/2011 21:05
Shtypi spanjoll po aludon për një fund të parakohshëm të legjislaturës së kryeministrit Jose Luis Rodriguez Zapatero.
Mediat lokale flasin për një “lamtumirë” politike të kryeministrit socialist, pas debatit të mbajtur dje në Parlament mbi gjendjen e vendit.
Zgjedhjet e ardhshme politike parashikohen të mbahen në mars të vitit 2012. Zapatero ka njoftuar tashmë se do të tërhiqet në fund të legjislaturës.
Shkak për këtë tërheqje të anuncuar duket se është bërë gjendja e rëndë ekonomike ku ka hyrë Spanja, që shumë analistë e krahasojnë me atë të Portugalisë dhe Irlandës.
Top Channel