Presidencialet 2012, Palin në dilemë
29/06/2011 18:35
Ish-guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin ka deklaruar se nuk ka vendosur ende nëse të kandidojë ose jo në zgjedhjet e republikanëve, për presidencialet e vitit 2012.
Analisti konservator Andrew Breitbart, shumë i afërt me Palin, shprehet praktikisht i sigurtë se ajo do të hyjë në arenën republikane.
Por për Palin rruga drejt Shtëpisë së Bardhë duket se do të jetë e vështirë, pasi Michelle Bachmann, figurë kyce e Tea Party, njoftoi kandidaturën e saj.
Top Channel