Obama: Kabuli është më i sigurtë

29/06/2011 20:50

“Puna në Afganistan nuk ka përfunduar. Por Kabuli është sot një vend më i sigurtë nga sa ka qenë në të kaluarën, pavarësisht cfarë ka ndodhur së fundmi”.

Kështu ka deklaruar sot presidenti amerikan Barack Obama, duke iu referuar sulmit të guerrilasve talebanë në hotelin “Intercontinental”, në zemër të Kabulit.

“Tërheqja, që nuk ka filluar ende, do të bëhet në mënyrë të përgjegjshme, për t’i mundësuar Afganistanit që të mbrohet dhe që Al Kaeda të mbahet nën presion”, ka sqaruar Obama.

Strategjia e tërheqjes e prezantuar para pak ditësh nga vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë parashikon kthimin e 10 mijë trupave brenda vitit dhe kthimin e 33 mijë të tjerëve brenda 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA