Chavez, Venezuela anulon samitin
29/06/2011 22:15
Qeveria e Venezuelës ka pezulluar një samit mes liderëve të vendeve të Amerikës Latine, i programuar të mbahej në ishullin Margarita, më 5 dhe 6 korrik.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat u referohen burimeve zyrtare nga Karakasi.
Dyshohet që shkak për këtë vendim të jetë bërë gjendja shëndetësore e presidentit Hugo Chavez.
Duket se gjendja e presidentit venezuelian nuk është aq e mirë sa mendohej, pas shfaqjes së tij në një video pranë liderit kuban Fidel Castro.
Top Channel