Budapest, ngrihet statuja e Ronald Reagan
29/06/2011 18:45
Një statujë e ish-presidentit amerikan Ronald Reagan është inauguruar sot në Budapest, në sheshin përpara selisë së ambasadës amerikane.
Përurimi është bërë në praninë e kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice.
Reagan, që konsiderohet nga hungarezët si fitues i luftës së ftohtë, është shumë popullor në këtë vend për shkak të rolit kyc në zhvillimin demokratik dhe në rënien e Bashkimit Sovietik.
Top Channel