Libi, rebelët në krizë shëndetësore
28/06/2011 08:35
Një krizë mjekësore po hedh rrënjë në lindje të Libisë, me spitalet në Bengazi që po mbarojnë furnizimet.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë i fraksionit të rebelëve, sipas të cilit stoqet me ilace dhe artikuj të tjerë po mbarojnë.
Doktori Nagi Barakat tha për BBC se shumica e ndihmave të emergjencës të dhëna nga jashtë janë shpenzuar në frontin e betejës.
Ai theksoi se, nëse nis një ofensivë e re, spitalet do të përballen me një krizë edhe më të madhe.
Në pavionin për kancerin, në spitalin e fëmijëve në Bengazi, shumica e pacientëve nuk po marrin dozën e duhur të ilaceve për shkak se ato mungojnë.
Top Channel