Organizata Freedom House ka hartuar një raport të mbushur me kritika për
Kosovën, duke e cilësuar demokracinë e shtetit të ri si ende të
papjekur.

Organizata vlerëson se Kosova ka rënë nga niveli 4.25 në 4.50, kryesisht për shkak të zgjedhjeve të fundvitit të kaluar, ku u regjistruan parregullësi të shumta.

Gjithashtu, raporti i hartuar kritikon qeverinë kosovare edhe për luftën kundër korrupsionit, e cila sipas tij është bërë vetëm me debate politike dhe pa veprime konkrete.

Përsa i përket shoqërisë civile, organizata nënvizon se situata në të cilën ajo ndodhet është e rëndë dhe kritikon sërish qeverinë për moszbatim të dispozitave kushtetuese.

Freedom House vë gjithashtu në dukje lirinë e dobët të mediave, duke theksuar se gazetarë dhe media të pavarura janë bërë objekt kërcënimesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA