Venezuelë, ministrat: Chavez po shërohet

26/06/2011 08:05

“Mos ua vini veshin brockullave. Komandanti po e merr veten nga operacioni”.

Kështu ka deklaruar ministri për Komunikimin dhe Informacionin në Venezuelë, Andress Izarra, lidhur me lajmet e publikuara nga burime amerikane se presidenti Hugo Chavez nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Izarra e ka bërë të ditur lajmin përmes rrjetit Twitter, duke konfirmuar sa u tha nga ministrja e Sekretarisë së Presidencës, Erika Frias, se Chavez po bëhet më mirë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta