Grupi i hakersave njofton shkrirjen
26/06/2011 09:20
Grupi i piratëve informatikë që kanë sulmuar faqe interneti të profilit të lartë në dy muajt e fundit, ka njoftuar se do të shkrihet.
Lulz Security e ka bërë publik njoftimin e tij përmes rrjetit social Twitter, pa dhënë motivet e vendimit të tij.
Një deklaratë e publikuar në ueb sajtin e grupit në fjalë thoshte se, “plani 50-ditor i sulmit ka përfunduar”.
Grupi në fjalë fitoi famë duke kryer sulme ndaj kompanive prestigjoze si “Sony” dhe “Nintendo”, por edhe ndaj faqeve të CIA-s, Senatit amerikan dhe disa stacioneve televizive.
Top Channel