New York, lejohen martesat mes cifteve homoseksuale

25/06/2011 10:00

Shteti i New York prej sot është i gjashti shtet amerikan në të cilin ciftet homoseksuale kanë të drejtë të martohen.

Senati ka aprovuar Marriage Equality Act, të propozuar nga guvernatori Andrew Cuomo, që i njeh homoseksualëve të drejtën për ta kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Lidhjet e para mund të realizohen në fund korrikut. Menjëherë pas miratimit të ligjit, gëzimi dhe hareja e komunitetit homoseksual ka shpërthyer në New York, sidomos në Greenwich Village, ku ka më shumë pjesëtarë të kësaj pjese të popullsisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA