SHBA-të dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar procesin gjyqësor ndaj ish
Kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, me dyshimin për abuzimin me
pushtetin.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, ka thënë se ka shqetësime se procesi duket të jetë një ndjekje “e motivuar politikisht” ndaj një figure të opozitës.
Hoze Manuel Pinton Teixeria, Ambasadori i BE-së në Ukrainë, i cili të premtën mori pjesë në seancë, e kritikoi sallën e mbushur dhe ku ndjehej një nxehtësi që të zinte frymën në Kijev, duke thënë se “kushtet në të cilat po mbahet ky proces janë jo-njerëzore”.
Timoshenko është akuzuar për abuzim të detyrës duke nënshkruar marrëveshje në vitin 2009 që të blej gaz natyral nga Rusia me çmime që hetuesit kanë thënë se kanë qenë tepër të larta dhe e ka nënshkruar pa autorizim këtë marrëveshje.
Top Channel