Meksikë, ndjesë për viktima e narkotrafikut
25/06/2011 02:45
Presidenti meksikan, Felipe Kalderon u ka kërkuar falje publike familjarëve të luftës kundër narkotrafikantëve në vend.
Megjithatë, Kalderon, gjatë një takimi me shkrimtarin Javier Sicilia mbrojti vendimin e tij për të mobilizuar ushtrinë në luftën kundër karteleve të drogës, vecanërisht në veri të vendit.
Që nga 2006, vit kur Kalderon erdhi në pushtet, janë mobilizuar 100 mijë ushtarë kundër narkotrafikantëve, një luftë kjo që u ka marrë jetën të paktën 40 mijë personave.
Top Channel