17 futbollistë me emër në Libi, përfshirë disa pjesëtare të ekipit
kombëtar kanë vendosur të kalojnë ne anen e rebeleve. Mes tyre eshte dhe
portieri i kombetares, Juma Gtat si dhe Adel bin Issa, trajneri i
klubit kryesor te futbollit ne Tripoli, al Ahly.
Ishin Gtat dhe Bin Issa qe i pohuan BBC-se kete vendim te grupit te futbollisteve, i cili vjen ne nje kohe dezertimesh ne mase edhe te oficereve ushtarake. Ne vendin afrikano-verior te cmendur pas futbollit, ky gjest konsiderohet nje grusht i fuqishem propagandistik per Muamar Gedafin, qe deri tani i ka rezistuar cdo lloj presioni politik apo ushtarak per te braktisur pushtetin.
Koloneli vazhdon te kete avantazh ne disa prej fushebetejave te kesaj lufte neper Libi. Ne malet perendimore te kontrolluara nga rebelet, me Misraten e rrethuar ne qender te vendit dhe ne lindje, lideri libjan ka armatimet me te renda, si tanke dhe raketahedhese, ndersa rebelet jane nga ana tjeter te pajisur vetem me mitraloze, e ne ndonje rast, edhe me pushke te vjetra.
Yjet e sportit, thote BBC padyshim qe do te ndikojne ne betejen per opinionin publik. Por kryengritesve ende u duhet te shenojne disa fitore te rendesishme ushtarake, nese duan te bejne perpara. Gedafi sipas raporteve ne media, ka depo te fshehta dhe njesi ushtarake ne shkretetiren e Saharase, disa prej te cilave nuk kane hyre ne veprim akoma.
Top Channel