Albin Kurti zyrtarizohet kryetar i lëvizjes Vetëvendosje. Zgjedhja e
Kurtit u bë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithëshëm në Prishtinë ku u
tha se në zgjedhje kanë votuar 60 përqind e antarëve të Vetevendosjes.

Prej tyre 5 mijë e 682 kanë votuar pro Kurtit ndërsa 31 kanë qenë kundër. Sipas RTK-se, në fjalimin e tij pas zyrtarizizmit, Albin Kurti tha se synimi i Vetevendosjes në të ardhmen është krijimi i një kushtetute të re e cila siç tha ai Kosovën e bën me sovranitete të plotë më mundësi të bashkimit me Shqipërinë.

“Vetevendosje, -tha Kurti, – e konsideron Serbinë shtet armik për shkak të veprimeve të së kaluarës dhe të tashmes së saj në Kosovë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA