Kroaci, festime rekord për pavarësinë
25/06/2011 17:50
Kroacia feston sot 20 vjetorin e pavarësisë së shpallur më 25 qershor të 1991.
Së bashku me Slloveninë, kjo ndarje shënoi edhe fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe konflikteve etnike që përgjakën Ballkanin në vitet ’90.
“Sot festojmë 20 vjetorin e pavarësisë së Kroacisë, të inkurajuar nga suksesi ynë i përbashkët, që është aktualizimi i objetivit tonë strategjik, integrimi i Kroacisë atje ku i takon, në Evropë”, është shprehur kryeministri Kosor.
Top Channel