Klinton merr pjesë në takimin e Lituanisë

25/06/2011 08:35

Shtypja e protestës opozitare pas zgjedhjeve të kontestuara në
Bjellorusi, do të jetë një nga temat kryesore të takimit të
“Komuniteteve të Demokracisë” që do mbahet në Villnus në Lituani, nga 28
qershori deri më 1 korrik.

Duke folur për reporterët në Uashington, Majkëll Posner, Asistenti i Sekretares së Shtetit, ka thënë se Hillari Klinton do të marrë pjesë në atë takim ku Bellorusia do jetë një pikat kryesore të axhendës.

Takimi i Villnusit, sipas ERL do të ketë edhe një kamp që e ka për qëllim që të trajnojë aktivistët, kryesisht prej Bjellorusisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA