Hoxhaj: Qëllimi kryesor, anëtarësimi i Kosovës në OKB
25/06/2011 09:50
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj deklaroi se përmbyllja e njohjes së pavarësisë është një proces i vështirë.
Ministri Hoxhaj në një intervistë për ‘Express’, cituar nga Telegraf, duke folur rreth njohjeve tha se ka pak rezultate, të paktën gjatë kohës që ai ka qenë në krye të Ministrisë së Jashtme.
“Por qëllimi ynë kryesor është që ta anëtarësojmë Kosovën në OKB, dhe ne mund ta bëjmë një gjë të tillë kur ne marrim sa më shumë njohje nga sa më shumë shtete që janë anëtare të OKB-së. Prandaj, edhe njëri prej prioriteteve tona është që me çdo kusht ta rrisim numrin e shteteve që e kanë njohur Kosovën”, tha ministri.
Top Channel