Hezbollah: Pjesëtarë të CIA-s mes nesh
25/06/2011 10:55
Liderët e Hezbollahut thonë se disa anëtarë të këtij grupi shiit të
Libanit kanë pranuar se janë spiunë të Agjencisë Qëndrore të
Inteligjencës amerikane, CIA.
Përmes një fjalimi që u transmetua në televizion, Sheik Hasan Nasrallah, ka thënë se grupi që përkrahet nga Irani, tani beson se agjentët e CIA-s që punojnë jashtë ambasadës amerikane në Beirut, kanë rekrutuar së paku dy pjesëtarë të Hezbollahut si spiunë ndërsa grupi është duke e hetuar nëse edhe një anëtar i tretë është rekrutuar nga CIA apo ndonjë shërbim tjetër sekret.
Nasrallah e akuzoi aleatin amerikan, Izraelin se qëndron prapa rrjetit të spiunëve, duke thënë se Izraeli ka dështuar që të ndërhyjë në Hezbollah.
Top Channel