Atentati në Afganistan, 60 të vdekur

25/06/2011 13:00

Rritet në 60 numri i të vdekurve nga atentati kamikaz që ndodhi sot në një spital të provincës së Logar, në jug të Kabulit.

Në një komunikatë të Ministrisë afgane të Shëndetësisë bëhet me dije se mes viktimave ishin edhe gra dhe fëmijë, ndërsa mes të plagosurve ndodhen edhe mjeke e infermierë të spitalit.

Atentati ndodhi ndërsa presidenti afgan Hamid Karzai fliste në Teheran në një konferencë, duke theksuar se terrorizmit kërcënon më shumë se kurrë Afganistanin dhe gjithë rajonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA