Afganistan, sulm në spital, 30 të vdekur
25/06/2011 10:45
30 persona kanë gjetur vdekjen dhe 45 të tjerë u plagosën në një
shpërthim të një autobombe sot në provincën e Logar, në jug të Kabulit,
që kishte si objektiv një spital.
Viktimat ishin pacientë të spitalit dhe familjarët e tyre, vizitore si dhe personel mjekësor.
Atentati ndodhi ndërsa presidenti afgan Hamid Karzai fliste në Teheran në një konferencë, duke theksuar se terrorizmit kërcënon më shumë se kurrë Afganistanin dhe gjithë rajonin.
Top Channel