Lëvizja dhe tregtia e lirë, cështja e telekomunikacionit, e energjisë
dhe kthimi i dokumenteve kadastrale e civile janë cështjet mbi të cilat
Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshje gjatë muajit korrik.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e delegacionit kosovar, Edita Tahiri, e cila në një intervistë për të përditshmen “Koha Ditore” ka deklaruar se, marrëveshjet janë evropiane dhe afrojnë Kosovën me BE-në.

Tahiri ka theksuar se Kosova nuk po bën kompromise dhe ka nënvizuar se të dyja palët po përpiqen të përfitojnë sa më shumë nga këto marrëveshje.

“Qytetarët kosovarë do të mund të udhëtojnë në Serbi vetëm me letërnjoftim dhe nuk do të kenë nevojë të tregojnë pasaportën e tyre atje”, ka deklaruar Tahiri.

Sa për doganat, negociatorja ka sqaruar se dokumentet e lëshuara prej tyre do të mbajnë vulat “Dogana e Kosovës” dhe jo termin “republikë”.

Ndërsa përsa u përket serbëve të Kosovës, atyre do t’u hiqen targat e Serbisë dhe do t’u mundësohet përdorimi i targave të Kosovës në kohën e UNMIK-ut, por vetëm përkohësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA