Siria, BE: Regjimi po minon legjitimitetin
24/06/2011 10:40
Regjimi sirian po “minon legjitimitetin e tij” me vazhdimin e
represionit ndaj manifestuesve që kërkojnë demokratizimin e vendit.
Kështu thuhet në një projekt/deklaratë të Këshillit Evropian të mbledhur sot në Bruksel.
KiE ka paralajmëruar qeverinë e Damaskut se përgjegjësit e represionit do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre.
Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm sirian kritikoi ashpër Bashkimin Evropian për zgjatjen e sanksioneve ndaj Sirisë.
Situata në vend vazhdon të mbetet e tensionuar, me ushtrinë që po përdor edhe autoblindat e tanket kundër protestuesve civilë.
Top Channel