Republikanët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, hodhën poshtë rezolutën për rolin e ushtrisë amerikane në Libi.
Votimi me 295 vota pro dhe 123 kundër nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë tek roli i Shteteve të Bashkuara në operacionet e drejtuara nga NATO-ja atje, por është kritikë për presidentin Barak Obama.
Megjithatë, Dhoma e Përfaqësuesve votoi kundër përpjekjes së Republikanëve për të ndërprerë fondet për konfliktin në Libi. Për kundërshtarët, operacioni prej tre muajsh është shkelje e legjislacionit që kërkon përkrahjen e Kongresit.
Presidenti Obama tha se nuk kishte nevojë për miratimin e Kongresit sepse ushtarët amerikanë thjesht po mbështesnin NATO-n. Aleatët e tij i kërkuan anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të votojnë rezolutën që autorizonte konfliktin.
Sipas tyre, tërheqja e shpejtë nga misioni do të forconte Gedafin dhe do të vinte në rrezik jetët e civilëve.
Sekretarja e Shteti Hillari Klinton u takua dje privatisht me ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve në një përpjekje të fundit për të siguruar mbështetjen për misionin në Libi.
Top Channel