SHBA paralajmëron Sirinë

24/06/2011 12:00

Shtetet e Bashkuara paralajmerojnë Sirinë t’i japë fund veprimeve të
ushtrisë, në të kundërt, thotë Washingtoni, do të gjendemi përballë një
përshkallëzimi të konfliktit. (UPDATE)

Shefja e diplomacise amerikane, Hillari Klinton, e cilesoi teper shqetesuese levizjen e trupave siriane ne kufirin me Turqine. Per Klinton, cdo provokim i ketyre te fundit do te rezultonte ne perplasje me forcat turke e do te perkeqesonte situaten e refugjateve.
 
“Po e monitorojme me shume kujdes situaten ne Siri dhe ne vendet fqinje. Ajo cfare po ndodh ne kufi eshte shembull i qarte i asaj cfare eshte ne gjendje te beje regjimi i Asad per te shtypur popullin sirian dhe deri ku eshte i gatshem te shkoje, ne vend qe te perpiqet te bashkepunoje per zgjidhjen e shqetesimeve legjitime te popullit sirian”, tha Klinton.

Tanke dhe snajpere siriane hyne nje dite me pare ne fshatin Khirbet al-Jouz, duke detyruar banoret atje dhe te shperngulurit nga pjese te tjera te vendit, te largoheshin ne drejtim te Turqise. Mungesa e gazetareve te huaj ne Siri e ben te veshtire verifikimin e informacioneve qe mberrijne prej andej.

“Por ne qofte se raportet e fundit jane te verteta,- tha Klinton,-  te tilla veprime te Damaskut vetem sa do ta perkeqesojne situaten e refugjateve dhe do te cojne ne nje shtrirje te konliktit ne rajon”.

Nga ana tjeter e kufirit, trupat turke po mobilizohen, ndersa ne shpatet e kodrave prane Sirise, jane pozicionuar autoblinda. Ministri i Jashtem sirian Walid Muallem i beri thirrje Ankarase te ndryshoje qendrimin e saj, duke i kujtuar se Turqia ka qene gjithmone aleate e ngushte e Damaskut. Nje shuplake te forte i dha regjimit te Bashar al Asadit edhe Bashkimit Europian.

Ne draft-deklaraten e perbashket te krereve te shteteve dhe qeverive te bllokut, te mbledhur ne nje takim ne Bruksel, thuhet se me vazhdimin e represionit ndaj opozites, Damasku po e humbet legjitimitetin dhe se pergjegjesit e krimeve kunder civileve, duhen te japin llogari per veprimet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA